75 Mall Live Search
16:12 / E Hënë, 27 Nëntor 2023 / L K

Një latin merr në dorë skuadrën e Uzunit

Pas shkarkimit, të teknikut spanjoll, Paco Lopez, pasi arriti të siguronte vetëm 7 pikë, në 14 përballjet e para të këtij edicionit, të kampionatit spanjoll të futbollit, La Liga, Grana e Myrto Uzunit ka prezantuar këtë të hënë, teknikun e ri, që do të marrë mënjehërë në dorë “frerët” e ekipit.

Me anë të një deklarate për mediat, klubi i Granada ka njoftuar se vendin e 56-vjeçarit, Paco Lopez do të zërë, 45-vjeçari uruguajan, Alexander Medina, një trajner i ky i panjohur për futbolldashësit në “kontinentin e vjetër”.

Uruguajani mund të thuhet se është një “specialist” i futbollit, në Amerikën Latine, teksa deri më tani në karrierën e tij ka drejtuar skuadra si Nacional, në Uruguaj, Velzes Sarsfield e Talleres, në Argjentinës, si dhe Internacional, në Brazil.