75 Mall Live Search
09:09 / E Mërkurë, 03 Shtator 2025 / G T

Një legjendë e Realit trajner te Bayer Leverkuseni?

Skuadra e Bayer Leverkusenit është në kërkim të një trajneri, pas shkarkimit të Erik ten Hagut.

Mediat e huaja raportojnë se, skuadra gjerman ka filluar bisedimet me një legjendë të futbollit spanjoll, shkruan Indeksonline

Ai është Raul Gonzalez, ish-sulmuesi i Real Madridit dhe trajner i grupmoshave të reja te klubi spanjoll.

Raul e njeh mjaft mirë Bundesligën gjermane, pasi në të kaluarën ka qenë pjesë e saj, duke luajtur te Schalke.

Ka edhe emra të tjerë që janë në listë për t’u emëruar trajner te Leverkuseni, por Raul shihet si favorit./Indeksonline/