75 Mall Live Search
19:02 / E Shtunë, 17 Maj 2025 / G T

Një legjendë si Ashley Young, futbollisti anglez largohet përfundimisht nga Evertoni

Futbollisti i njohur anglez, Ashley Young e ka përfunduar aventurën te Evertoni dhe pritet të largohet në fund të sezonit.

Youngit i përfundon kontratë në fund dhe nuk e ka vazhduar, duke e konfirmuar largimin nga “The Toffess”, shkruan Indeksonline

39-vjeçari ishte transferuar te Evertoni gjatë vitit 2023 nga Aston Villa pa asnjë cent. Ai bëri 68 ndeshje, shënoi dy gola dhe 4 asiste.

Nuk dihet se ku do jetë e ardhmja e Young, por flitet se futbollisti anglez mund të pensionohet nga futbolli.

Kujtojmë që Young luajti edhe te Interi në Serie A, kurse karrierë bëri te Manchester Unitedi ku fitoi shumë trofe, duke përfshi këtu edhe Premier Leaguen./Indeksonline/