75 Mall Live Search
19:58 / E Shtunë, 04 Dhjetor 2021 / OSH

Një lëvizje e zgjuar do ta bëjë macen tuaj të qëndrojë larg pemës së Krishtlindjes

Nëse keni një kafshë në shtëpi, e cila mezi pret momentin që ju ta dekoroni një pemë të Krishtlindjeve në mënyrë që ta shkatërrojë atë, kemi një lajm të mirë.

Ekziston një trik i thjeshtë që do ta mbajë macen tuaj larg pemës.

Thjesht vendosni letër alumini poshtë saj. Macet nuk e pëlqejnë një material të tillë dhe do të qëndrojnë larg pemës së Krishtlindjes.

Ideja gjeniale u publikua nga Kim Traino dhe ka mbledhur shumë shikime në TikTok.