07:39 / E Premte, 30 Prill 2021 / A K

Një listë me vende ku duhet të bëni seks të paktën 1 herë në jetë

Bashkë me ardhjen e verës, dëshira për liri, për adrenalinë dhe aventurë fillon të rritet, aq më tepër pas 1 viti kaq të lodhshëm sa ai që lamë pas. Si ta nisni mbarë? Duke bërë seks në një nga vendet më poshtë. Ju duhet vetëm pak guxim!

Në makinë

Hapësirë e vogël, por komode, pasi makina është  “çerdhja” e dashurisë për shumë çifte. Filmat dhe reklamat madje e lidhin shpesh seksin me makinat. 

Pro: Në një makinë të vogël temperatura rritet shpejt dhe nuk duhet shumë për t’u ndier si Kate Winslet në krahët e Leonardo di Caprio-s. 

Kundra: për arsye sigurie, duhet përcaktuar situata: ose ta ngasësh ose të ndalosh diku e ta shijosh! 

Në plazh 

Çfarë ka më romantike se sa perëndimi i diellit në një cep plazhi bosh diku nga jugu? Asgjë, sidomos nëse këtij momenti romantik i shtohet edhe kënaqësia fizike. 

Pro: Aroma e detit shton dëshirën seksuale, era e lehtë përkë dhel trupat dhe zhurma e dallgëve shton joshjen. 

Kundra: Të bësh “scrub” me kokrrizat e rërës apo më keq akoma me gurët e rivierës nuk është shumë e këndshme. ndaj mos harroni diçka për të shtruar poshtë ose shezlongët. 

Në zyrë

Është ndjesi fantastike nëse partneri punon me ty, por e rrezikshme, pasi puna mbetet punë! 

Pro: Frika se mos ju kapin rrit kërshërinë në maksimum. 

Kundra: Nëse ndodh që ju zbulojnë, mund të rrezikoni edhe largimin nga puna. 

Në avion

Udhëtimi deri në turqi për pushime mund të zgjasë rreth 2 orë, ndaj pse të mos provoni diçka të re në banjën e vogël të avionit tashmë që rrugën e njihni mirë?! 

Pro: Sipas disa studimeve, lartësia rrit kënaqësinë seksuale. 

Kundra: Për të shmangur kapjen në flagrancë, sigurohuni që dyert të mbyllen dhe të veproni shpejt, pasi banjat e avionit kontrollohet shpesh nga stjuardesat. 

Pishina e hotelit

Nëse keni zgjedhur të kaloni pushimet në një hotel, mund të shfrytëzoni pishinën e vogël të tij gjatë natës ose ambientet e saunës. relaks dhe kënaqësi e paparë fizike! 

Pro: Jeni pothuajse të zhveshur, është errësirë, ndaj do të jetë më e lehtë për t’u afruar.

Kundra: Zakonisht natën pishinat e hoteleve pastrohen duke iu hedhur dezinfektues, ndaj duhet të jeni të vëmendshëm. Ndërsa në sauna me temperatura që shkojnë deri në 90° bëni kujdes të mos nxitoni. Dalëngadalë! 

Në ashensor

Kush nuk ka pasur, sikur një herë të vetme, frikë nga bllokimi i ashensorit? Nëse ndodh këtë herë, “fajin” e ke vetëm ti, pasi ke shtypur “stop”! Kënaqësia është e garantuar! 

Pro: ndjesia e boshllëkut, e cila krijohet nga ashensori, shton kënaqësinë seksuale. 

Kundra: Nëse ashensori nuk e disponon butonin “stop” dhe juve nuk ju duhet të ngjisni shumë kate, atëherë duhet të jeni shumë, shumë, shumë të shpejtë! 

Banjo e lokalit! 

Ndiz pasionin tënd dhe të partnerit teksa në rrëmujën e lokalit të natës, pa e kuptuar askush, ju niseni drejt cepit të ambientit. 

Pro: Banjat e lokaleve kanë në pjesën më të madhe hapësira të mjaftueshme dhe frika e rrit kënaqësinë. 

Kundra: Bëni kujdes të mbyllni dyert nëse nuk doni të kapeni në mes të aksionit! 

Kinema

Të zhytur në errësirë e të ulur në poltrona komode, është e vështirë të mos tundohesh. Megjithatë ju këshillojmë të shkoni në oraret e paradites, ku shfaqet një film jo shumë i ndjekur, pasi kështu do të shmangni turmën e njerëzve. 

Pro: Ka shumë mundësi që ti dhe partneri nuk do të mbani mend asgjë nga filmi, por nuk do të harroni kurrë atë paradite magjike. 

Kundra: Të humbësh fundit e filmit mund të jetë acaruese. ndaj ju këshillojmë të nisni menjëherë!