15:01 / E Mërkurë, 27 Janar 2021 / B O

Një lodër seksi në raftin e librave, e ftuara në BBC tërheq vëmendjen e shikuesve

Një e ftuar në BBC Wales Today i la shikuesit të shtangur pasi panë një lodër seksi duke qëndruar me krenari në raftin e saj të librave.

Yvette Amosi u shfaq në emisionin e lajmeve të martën në mbrëmje për të diskutuar efektin e pandemisë në normat e punësimit dhe sa prej tyre po vazhdojnë të luftojnë për të gjetur punë, shkruan IndeksOnline.

Sidoqoftë, ndërsa Yvette po fliste, ajo që dukej se ishte një dildo me ngjyrë kremi, dukej se tërhiqte vëmendjen e të gjithëve. Penisi plastik ishte i ekspozuar në raftin e librave të mysafires.

Si rezultat, ajo u bë virale deri në fund të mbrëmjes, pasi momentet e paraqitjes së saj shpejt u futën në Internet.