75 Mall Live Search
14:42 / E Enjte, 21 Gusht 2025 / G T

Një lojtar nga Serie A transferohet te skuadra shqiptare

Pritjes i ka ardhur fundi dhe Flamurtari ka prezantuar sulmuesin e Serie A. Alessandro Bolzan ka veshur kështu fanellën e kuqezinjtë për sezonin e ri.

Sulmuesi përforcon repartin e sulmit, duke sjellë siguri dhe garanci në repartin e avancuar, teksa vjen nga skuadra e Cagliarit. Klubi i uron sa më shumë suksese me fanellën kuqezi.

“Flamurtari F.C. prezanton sulmuesin e ri : Alessandro Bolzan

Datëlindja: 24 Shkurt 2005, Pozicioni: Sulmues Qendror, Kombësia: Itali

Bolzan vjen nga Cagliari Calcio (Serie A, Itali) dhe është gati të sjellë eksperiencën, golat dhe shpirtin fitues në skuadrën kuqezi!

Mirë se vjen në Flamurtari F.C , Alessandro!”, shkruhet në postim.