75 Mall Live Search
19:51 / E Mërkurë, 13 Maj 2020 / indeksADMonline

Një lokal përfshihet nga zjarri në qendër të Prishtinës

Qytetarët e vendit tonë tash e dy muaj po ballafaqohen me pandeminë COVID19. Por gjatë kësaj kohe ata janë rrezikuar edhe nga zjarret, veçmas në male e toka bujqësore.

E, pasditen e sotme rreth orës 19:30 në Prishtinë, saktësisht në afërsi të ndërtesës së KEDS, një lokal është përfshirë nga zjarri.

Bajram Krasniqi, zëdhënës në Policinë e Kosovës ka dhënë detaje për Indeksonline.

“Kurse për zjarrin një lokal është përfshirë nga zjarri, nuk ka të lënduar, policia ka shku në vend ngjarje. Janë njoftuar edhe zjarrfikësit”, ka thënë ai.

Pamje: