75 Mall Live Search
10:18 / E Enjte, 20 Janar 2022 / AR

“Një mal arsye”, pse u shkarkua drejtori i përgjithshëm i RTK-së (Vendimi)

Bordi i Radiotelevizionit të Kosovës në mbledhjen e mbajtur mbrëmë shkarkoi Drejtorin e Përgjithshëm të RTK-së, Ngadhnjim Kastrati.

Në vendimin e Bordit të RTK-së, janë listuar arsyet që çuan në shkarkimin e tij, raporton Indeksonline.

Aty thuhet se, Kastrati ka dështuar në kryerjen e punëve të tij në mënyrë efektive dhe ka vepruar në kundërshtim me Ligjin për RTK-në.

Ndër arsyet është se, Kastrati për gati tre vite të mandatit të tij, ka dështuar të hapë konkurse për të rekrutuar punëtorët e nevojshëm për funksionimin siç duhet të RTK-së, dhe se kontratat e punëtorëve u janë vazhduar në mënyrë periodike për vite të tëra. Pra, funksionimin e njësive të RTK-së e ka bazuar në punonjësit me kontrata për shërbime.

Tutje, në vendimin e Bordit shohim që, janë marrë shembuj rastet e Milaim Zekës e Ridvan Berishës.

Zeka kishte deklaruar publikisht se nuk kryen detyra të punës në RTK, ndonëse paguhet për t’i bërë ato.

Kurse, Berisha vazhdon të mbetet i mos-angazhuar në punë që nga masat e marra ndaj tij në prill të vitit 2021. Por sipas një emaili të dërguar nga vetë ai tek menaxhmenti dhe Bordi i RTK-së, më datë 10 janar 2022, i njëjti ka thënë se vazhdon të paguhet, ndonëse ka afërisht 1 vit që nuk paraqitet në punë.

Shkeljet e tilla nga menaxhmenti i RTK-së përbëjnë keqpërdorim të parasë publike, meqë persona me koeficiente të parta pagash, paguhen dhe nuk prodhojnë punë për RTK-në.

Sipas këtij vendimi, ish-drejtori Kastrati ka dështuar të sigurojë në ofrimin e informimit publik dhe shpërndarjes së ofruar nga RTK për komunitetet tjera.

Bordi i RTK-së në të njëjtën mbledhje, emëroi ushtrues detyre të Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj, redaktor shumëvjeçar në RTK./Indeksonline/

Më poshtë vendimi i plotë për shkarkimin e Ngadhnjim Kastrati: