75 Mall Live Search
23:02 / E Hënë, 01 Shtator 2025 / Burim

Një ‘mal’ me para, mësohet sa i kushtoi Liverpoolit transferimi Isak

Më në fund është zyrtare! Liverpool njoftoi këtë të hënë, në ditën e fundit të merkatos së verës 2025, nënshkrimin e Alexander Isak nga Newcastle.

Për të transferuar sulmuesin suedez nga “Magpies”, “Reds” kanë shpenzuar, sipas informacioneve më të fundit, 130 milionë paund, ose rreth 150 milionë euro.

Një transferim historik – më i madhi i këtij afati kalimtar – Isak kështu bëhet lojtari i tretë më i shtrenjtë në historinë e futbollit, pas Neymarit (222 milionë €) dhe Kylian Mbappés (180 milionë €) te Paris Saint-Germain, në vitet 2017 dhe 2018.

Pas tre sezonesh te Neëcastle, sulmuesi 25-vjeçar tani i bashkohet një Liverpooli plot yje, pas blerjeve të kësaj vere, veçanërisht Florian Ëirtz (125 milionë €) dhe Hugo Ekitike (95 milionë €).

Isak më herët karrierë ka bërë edhe te Real Sociedadi e Borussia Dortmundi.