75 Mall Live Search
09:59 / E Enjte, 06 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Një malazias dhe një shtetase e Bosnjës tentuan të hynin ilegalisht, në Kosovë

Një shtetas i Malit të Zi dhe një femër shtetase  e Bosnjë e Hercegovinës janë arrestuar gjatë ditës së djeshme nga Policia e Kosoës.

Sipas informatave ata me veturën  e tyre,  përmes rrugëve alternative të fshatit Banjë të Zubin- Potokut, kishin hyrë në territorin e Republikës së Kosovës.

Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar dy të dyshuar një mashkull shtetas i Malit të Zi dhe një femër shtetase  e Bosnjë e Hercegovinës pasi që me veturën   e tyre,  përmes rrugëve alternative të fshatit Banjë të Zubin-Potokut, kishin hyrë në territorin e Republikës së Kosovës. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24- orësh te PK-së./IndeksOnline/