14:23 / E Mërkurë, 11 Shtator 2019 / indeksADMonline

Një mama seksi si Adelina Tahiri, kështu u duk në ditëlindjen e parë të Jonit

Adelina Tahiri mbrëmë ka festuar ditëlindjen e parë të djalit të saj, Jon.

E rrethuar nga familjar e miq të shumtë Adelina dhe bashkëshorti i saj, Serzhoja organizuan një festë madhështore për vogëlushin e tyre të vetëm.

Në këtë festë padyshim ajo që kishte vëmendjen më të madhe ishte vetë këngëtarja e cila edhe shkëlqeu me paraqitjen e saj.

Adelina zgjodhi një fustan unik me shkëlqim i cili ia vinte në pah fizikun e saj të përkryer.

Ndryshe, pas një pauze të gjatë në muzikë, Adelina u rikthye me këngën ‘Përgjithmonë’, projekt ky i realizuar edhe me videoklip./Indeksonline/