10:44 / E Diele, 27 Tetor 2019 / indeksADMonline

Një mashkull kanoset nga një femër përmes rrjeteve sociale

Policia e Kosovës ka treguar se në Gllogoc, një mashkull e ka raportuar rastin në polici për shkak që ai është kanosur përmes rrjeteve sociale.

Personi që e ka kanosur atë është i gjinisë femërore, po ashtu sipas policisë rasti është duke u hetuar.

Kurse nuk dihen ende detaje të tjera se përse ka ndodhur kjo kanosje./Indeksonline/.