75 Mall Live Search
19:12 / E Diele, 06 Qershor 2021 / A. A

Një meksikan zbarkon në Podujevë, përforcon Llapin

Skuadra e Llapit është përforcuar me mesfushorin nga Meksika, 26 vjeçarin Francisco Rivera.

Sot klubi dhe futbollisti arritën akordin për bashkëpunim deri më 2022.

26 vjeçari së fundmi ishte pjesë e Mineros de Zacatecas me të cilët pati 20 paraqitje, 4 gola e 1 asistim, ndërsa në total për këtë klub numëron gjithsejt 71 paraqitje, 6 gola e 6 asistime.

Klubet tjera ku Francisco Rivera ka bërë karrierë janë: CF América, Monagas SC, Alebrijes de Oaxaca, CF Atlante, Querétaro FC dhe Tiburones Rojos de Veracruz.

Francisco Rivera përforcon radhët e skuadrës në prag të ndeshjeve evropiane dhe kampionatit të ri.