15:56 / E Martë, 09 Prill 2019 / indeksADMonline

Një mijë euro për internet në Stacion të Autobusëve

Afro një mijë euro do i kushtojë Stacionit të Autobusëve shërbimi i internetit, njofton Indeksonline.

Sipas njoftimit për nënshkrimin e kontratës, stacionit të autobusëve, shërbimet e internetit do ia ofrojë “Telkos”.

Shuma e përgjithshme e kontratës është 960 euro, derisa kohëzgjatja e kontratës është nga prilli i këtij viti deri në prill të vitit 2020.

Për këtë shërbim, janë ofruar tre oferta, derisa më e larta ka qenë ajo me 996 euro, kurse më e ulëta oferta që e ka fituar atë. /Indeksonline/