75 Mall Live Search
15:40 / E Hënë, 19 Janar 2026 / b l

Një mijë hallet e Napolit; futbollistët, 153 ndeshje të humbura për dëmtime dhe vazhdon…

Napoli dukej se i kishte gjërat në vijë në momentin e mbylljes së merkatos së verës. Ardhjet e reja u vlerësuan shumë nga të gjithë dhe organika e klubit ishte perfektë për të përballuar të gjitha impenjimet sezonale. Por realiteti flet të kundërtën.

Antonio Conte është në emergjencë dhe këtë e thotë në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe nuk mund t’i vihet faj. Futbollistët e tij në 30 impenjimet e para zyrtare kanë munguar në total në 153 ndeshje. Napoli, praktikisht ka zhvilluar  një sezon me gjysmën e forcave në dispozicion që si pasojë ka sjellë shtimin e stresit dhe lodhjes te disa prej futbollistëve kyç. Pas një titulli të fituar, gjithnjë është e vështirë të konfirmohesh, por me sigurit trajneri i Napolit në këtë rast nuk ka pasur as fatin me vetë. Vitin e kaluar, në të njëjtën pikë si këtë vit, futbollistët e tij regjistruan 59 mungesa për dëmtime, shumë më pak se gjysma e mungesave të këtij viti.

Nuk është e lehtë të gjendet një shpjegim për gjithçka po ndodh. Trajneri është i njëjti, po kështu edhe stafi teknon. Fushat stërvitore nuk kanë ndryshuar nga viti i kaluar. Hipoteza më logjike për këtë rritje të numrit të dëmtimeve mund të jetë, rritja eksponenciale e impenjimeve dhe stresit. Në 2024/25, Napoli kishte në program vetëm kampionatin, pasi edhe Kupa e Italisë u braktis shumë shpejt. Përqendrimi ishte vetëm një një takim të përjavshëm të kampionatit, këtë vit, ritmi është përshpejtuar. Arrigo Sacchi ka thënë gjithnjë që një ndeshje e Ligës së Kampioneve, thith trefishin e energjive fizike dhe mentale në krahasim me një ndeshje të kampionatit. Zgjat më shumë se 90 minuta dhe ka fazën para dhe pas ndeshjes që konsumojnë forca.

Problemi është se kjo periudhë është plot e përplot me impenjime për Conten dhe futbollistët e tij duke nisur nga Liga e Kampioneve dhe supersfida me Juventusin. Në pak ditë vendoset fati i një sezoni ose të paktën pjesërisht. Menaxhimi i energjive tani bëhet i rëndësishëm ashtu sikurse edhe puna e drejtuesve të klubit në merkaton e transferimeve. Conte kërkon përforcime dhe ka miratuar largimin e Lucca dhe Lang, është në pritje të të rejave nga manna dhe De Laurentiis edhe pse trajneri nuk e ka zakon që të hedhë në fushën e lojës menjëherë një futbollist me pak seanca stërvitore, gjithnjë nëse ky futbollist nuk është Lukaku.

Pikërisht sulmuesi belg mund të jetë një prej përforcimeve për Napolin. Nuk ka qenë asnjëherë në dispozicion dhe kohë më para u fol se ishte gati, por faktet treguan të kundërtën. Ai mund të mos jetë në 100% të formës, por është një pikë referimi precize për të gjithë. Këtë vit ai ka munguar në të gjitha ndeshjet zyrtare, por ka edhe lojtarë të tjerë të Napolit që kanë regjistruar statistika dyshifrore përsa u përket ndeshjeve të munguara: Anguissa e Gilmour kanë humbur nga 20 ndeshje secili, De Bruyne 19, Meret 18, të gjithë këta në total kanë 87 ndeshje të munguara. Pas tyre është Rrahmani me 8, por në ditët e ardhshme edhe ai do të kalojë numrin 10 të ndeshjeve të munguara. E megjithatë Napoli është aty në garë për titullin ne Serie A dhe kualifikimin në Ligën e Kampioneve edhe pse i përgjysmuar nga fati i keq. Tch