Një milion banorë të Pekinit jetojnë në bunkera të luftës së ftohët
Sipas një statistike të fundit një milion banorë të Pekinit jetojnë në bunkera që i takojnë kohës së luftës së ftohët, transmeton Indeksonline.
Përkundër që Pekini është ndër qytetet më të vizituara në botë, varfëria tek banorët e saj po vazhdon të rritet dita e ditës.
Kjo për shkak që standardi i jetesës është shumë i shtrenjtë në këtë vend. Jetesa në një bunker është e lirë. 20 dollarë kushton muaji për të jetuar në këto objekte./Indeksonline/