75 Mall Live Search
11:22 / E Martë, 05 Maj 2020 / indeksADMonline

Një milion lule sezonale do të mbillen sivjet në Prishtinë

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti tha se 1 milion lule sezonale do të mbillen sivjet në Prishtinë për të zbukuruar hapësirat e gjelbra, të cilat vazhdimisht po mirëmbahen e revitalizohen.

Ai në këtë rast ka falënderuar të gjitha ekipet e ndërmarrjes Hortikultura për punën e palodhshme në terren gjatë kësaj kohe kur vendi po përballet me pandeminë COVID-19.