75 Mall Live Search
13:37 / E Diele, 06 Dhjetor 2020 / Blerim

Një minutë heshtje nga futbollistët e Dritës dhe Ballkanit për Sylejmanin e Sinanin

Për pak çaste pritet të fillojë takimi ndërmjet Dritës dhe Ballkanit, duel ky në kuadër të xhiros së 16’të në Superligën e Kosovës në futboll.

Me të dalë në fushë futbollistët e të dyja skuadrave nderuan veprën e Naser Sylejmanit ekonomit të Dritës tashmë i ndjerë dhe ish-futbollistit, Shefqet Sinanit që u nda nga jeta dy ditë më parë, shkruan IndeksOnline

Madje, përveç një minutë heshtje, ftubollistët mabnin në dorë edhenga një trandofil të kuq, si shenjë nderimi për ta.