13:39 / E Martë, 02 Prill 2019 / indeksADMonline

Një minutë lojë i Denis Suarez i ka kushtuar Arsenalit 32,700 euro

Mesfushori Denis Suarez u transferua nga Barcelona te Arsenali në formë huazimi gjatë afatit kalimtar të janarit.

Megjithatë spanjolli ka luajtur vetëm 95 minuta në total me ekipin londinez. Një minutë lojë i Suarez i ka kushtuar Arsenalit 32,700 euro.

Barcelona ka përfituar në total 2.67 milionë euro nga huazimi i mesfushorit spanjoll në Emirates.

Ne Premier Ligë Suarez ka luajtur vetëm 67 minuta. /Indeksonline/