Një mobilieri në Kastriot kapet me dy njehsorë ilegalë, dëmi arrin mbi 8,900 euro

Ekipet e kontrollit të KEDS-it kanë zbuluar një rast të vjedhjes së energjisë elektrike në Kastriot, ku një mobilieri kishte lidhur dy njehsorë elektrikë ilegalë.
Ky konsumator kishte shpenzuar rrymë pa e regjistruar fare, duke shkaktuar një dëm prej 8,917.91 euro, shumë të cilën tashmë duhet t’ia kthejë KEDS-it në kuadër të rikthimit të humbjeve.
KEDS-i ka paralajmëruar masa të rrepta ndaj të gjithë keqpërdoruesve, duke theksuar se vjedhja e energjisë është vepër penale, me pasoja financiare dhe ligjore. Ekipet e kompanisë janë çdo ditë në terren për të identifikuar dhe ndëshkuar raste të tilla.
“Vjedhja e rrymës t’lë pa rrymë”” – ky është mesazhi i qartë i KEDS-it për ata që tentojnë të shmangin pagesat e energjisë elektrike.