75 Mall Live Search
19:36 / E Mërkurë, 12 Maj 2021 / Blerim

Një mosmarrëveshje? Zidane e lë në shtëpi Marcelon

Trajneri Zinedine Zidane e ka lënë në shtëpi futbollistin, Marcelo për ndeshjen e nesërme kundër Granadas, e vlefshme për xhiron e 36-të në La Liga.

Real Madrid sot publikoi listën e lojtarëve, por nuk u pa emri i brazilianit, Marcelo, shkruan IndeksOnline

Ashtu siç raporton GOAL, Marcelo u la në shtëpi për shkak se kishte një mosmarrëveshje me trajnerin francez, Zinedine Zidane.

Ndeshja mes Granadas dhe Real Madrid do të zhvillohet nesër nga ora 22;00./IndeksOnline/