75 Mall Live Search
22:35 / E Diele, 29 Dhjetor 2024 / AR

‘Një mrekulli e Krishtlindjeve’, kënga që arriu një miliard transmetime

Një nga hitet më të mëdha dhe të papritura botërore të vitit 2024, ‘A bar song (tipsy)’ nga Shaboozey, ka tejkaluar një miliard transmetime në Spotify. E nga kjo gjë është habitur edhe vetë reperi.

Nuk ndodh aq shpesh dhe veçanërisht jo me një këngë që është tetë muajsh, por një këngë bar (tipsy) tashmë arriti një miliardë transmetime në Spotify gjatë javës së fundit të 2024-ës, transmeton Indeksonline.

Kënga kryesoi listat në Australi, Kanada, Irlandë, Norvegji, Suedi, Belgjikë dhe Shtetet e Bashkuara dhe arriti në dhjetëshen e parë të top-listave në Danimarkë, Islandë, Holandë, Zelandën e Re, Afrikën e Jugut dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Në Billboard Hot 100 kryesor të Amerikës, singulli madje mbajti vendin e parë për pesë muaj rresht, duke vendosur një rekord të ri.

Shaboozey, i njohur si Collins Chibueze, iu përgjigj këtij momenti historik të ri përmes Instagramit. “Është një mrekulli e Krishtlindjeve. Është dhurata më e mirë për Krishtlindje”, tha ai. /Indeksonline/