Një muaj arrest shtëpiak për mjekun nga Vushtrria – dyshohet për ryshfetmarrje
1 muaj arrest shtëpiak i është caktuar mjekut nga Vushtrria që dyshohet se pranonte 10 deri në 50 euro për lëshimin e raporteve për pushim mjekësor.
“Gjykata Themelore në Mitrovicë – Departamenti për Krime të Rënda e ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë – Departamenti për Krime të Rënda, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit A.V., dhe ndaj tij është caktuar masa e arrestit shtëpiak, në kohëzgjatje prej një (1) muaji.
Sipas aktvendimit të Gjykatës Themelore në Mitrovicë – Departamenti për Krime të Rënda, të pandehurit A.V. kjo masë është caktuar për shkak të dyshimit të bazuar se i pandehuri ka kryer veprën penale “Ryshfetmarrje”, nga neni 421 paragrafi 1 të 164 paragrafi 1 të KPRK-së”.

