75 Mall Live Search
17:00 / E Mërkurë, 22 Qershor 2022 / AR

Një muaj larg hapjes zyrtare të Manifesta 14 Prishtina

Kanë mbetur vetëm  një muaj para hapjes zyrtare të Manifesta 14 Prishtina, e cila do të hapë dyert për publikun me 22 Korrik 2022.

102 pjesëmarrësit e këtij edicioni, 38 përqind e të cilëve prej janë nga Kosova, do të paraqesin veprat e tyre në plot 25 hapësira të ndryshme në Prishtinë. 

Duke filluar nga ish-hapësira industriale e Fabrikës së Tullave; Hotelit Grand, Qendra për Praktikë Rrëfyese në ish-Biblotekën “Hivzi Sulejmani” dhe një shumësi ndërhyrjesh artistike dhe urbane në qytet, të cilat kanë një qëllim: rikthimin e hapësirës publike në plan afatgjatë. 

Manifesta 14 Prishtina është duke bërë përgatitjet e fundit për të pritur një numër të madh vizitorësh, përfshirë gazetarë të mediave më të mëdha në botë, artistë dhe profesionistë tjerë të rëndësishëm nga fusha e artit, arkitekturës dhe urbanizmit.

Sot, një muaj para hapjes, ndajmë me ju videon zyrtare prezantuese të edicionit të 14-të të Manifesta.