75 Mall Live Search
15:22 / E Mërkurë, 30 Qershor 2021 / Blerim

Një muaj paraburgim malazezit të arrestuar në Gazimestan

Një muaj paraburgim i është caktuar malazezit që u arrestua të hënën me rastin e manifestimit të “Vidovdanit” në Gazimestan të Prishtinës. Ai u arrestua për “nxitje të përçarjes dhe mosdurimit”.

Sipas policisë, i arrestuari kishte bërë thirrje nacionaliste dhe nxitje të urrejtjes dhe ishte dërguar fillimisht në qendrën e ndalimit për 48 orë. Gjykata të njëjtit sot i ka shqiptuar masën e ndalimit./IndeksOnline/