Një muaj paraburgim ndaj M.N. për dhunim
Departamenti për Krime të Rënda ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji ndaj të pandehurit M.N., me vendim të gjyqtarit të procedurës paraprake, Shaqë Curri.
Vendimi është marrë pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda, për shkak të dyshimit të bazuar se i pandehuri ka kryer veprën penale: “Dhunimi”, nga neni 227 paragrafi 6 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit penal të Republikës së Kosovës.
Sipas njoftimit zyrtar, gjykata ka vlerësuar se ekzistojnë kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, duke marrë parasysh peshën e veprës penale dhe rrethanat e rastit.
Paraburgimi i të pandehurit M.N. llogaritet nga data e arrestimit, më 26.01.2026, në orën 12:00, dhe do të zgjasë deri më 25.02.2026, në ora 16:00.

