15:21 / E Mërkurë, 01 Shtator 2021 / A. M.

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për dhunimin e të miturës në Gjakovë

Gjykata Themelore në Gjakovë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të pandehurit K. N., për shkak të dyshimit të bazuar se e ka dhunuar një vajzë të mitur.

“Me date 30.08.2021, në orët e vona të mbrëmjes në një shtëpi të pa banuar në Gjakovë, ka detyruar personin tjetër, të miturën, për të kryer akt seksual”, njoftojnë nga gjykata.

Viktima fillimisht ishte raportuar në polici si e zhdukur, dhe pas pesë ditësh ishte paraqitur në polici së bashku me familjarin e saj dhe raportoi se gjatë kësaj kohë ishte dhunuar.