75 Mall Live Search
13:59 / E Hënë, 20 Mars 2023 / L K

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për dy vepra penale

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur masën e paraburgimit kundër të pandehurit A.L për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale Zjarrvënia dhe Kanosje.

I pandehuri A.L i është caktuar masa e paraburgimit më kohëzgjatje prej 1 muaji.

“Gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit kundër  të pandehurit A.L e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit  i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji. Gjyqtari i procedurës paraprake me rastin e caktimit të paraburgimit ka vlerësuar se nëse i pandehurit A.L  gjendet në liri, ekziston rreziku potencial i arratisjes dhe ikjes së tij dhe mund  të pengon sigurimin e prezencës së tij në procedurën penale.  Gjykata ka vlerësuar se duke pasur parasysh karakteristikat e tij personale, pasi që i pandehuri A.L është recidivist i gjykuar dhe i dënuar me aktgjykime të plotëfuqishme për vepra të ndryshme penale, ekziston rreziku se i pandehuri po të gjendet në liri, do të përsëris veprat penale apo do të kryej veprën penale për të cilën është kanosur ta kryej. Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë”, thuhet në njoftim, përcjell IndeksOnline.