10:28 / E Martë, 06 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Një muaj paraburgim në burgun e Dyzit për gjermanin e kapur në Kosovë

Prokuroria e Kosovës i ka caktuar masën e paraburgimit për 1 muaj shtetasit gjerman, Qadir Ali Kan.

Personi i kërkuar nga Interpoli është kapur javën e kaluar në Prishtinë.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se i njëjti është dërguar në qendrën e paraburgimit në Dyz, në burgun e sigurisë së lartë.

Ali Kan i dënuar me 20 vjet burgim për trafikim me drogë dhe i kërkuar nga Gjermania, është arrestuar të enjten në orën 1 pas mesnate nga njësia “Fast” që shërben për kërkimin e të arratisurve./Indeksonline/

Temat: