75 Mall Live Search
19:07 / E Premte, 02 Prill 2021 / OSH

Një muaj paraburgim për 18 të arrestuarit në rastin “Call Center”

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji secilit në çështjen penale kundër të pandehurve K.G.,F.D.,I.L.,E.L.,F.K.,N.M.,I.S., M.K.,D.H.,M.T.,V.K.,A.Z.,L.H.,Ç.Q.,A.N.,A.V.,I.XH.,A.DH., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale Mashtrim.

Ekziston dyshimi i bazuar se që nga viti 2018 dhe në vazhdimësi deri me datën 31 mars 2021, të pandehurit duke vepruar si grup i organizuar dhe i strukturuar me hierarki dhe me role të përcaktuara, të udhëhequr nga të pandehurit A.F. dhe F.D. dhe në bashkëpunim mes vete, me dashje dhe qëllim të përfitimit pasuror të kundërligjshëm dhe veprimtarisë së përgjithshme të grupit kriminal të organizuar për kryerjen e veprimeve mashtruese në formën e ashtuquajtur tregtisë kibernetike, përmes platformave dhe një softueri të programuar për drejtimin e platformave të tilla, të njëjtit paraqiten si tregtar në disa faqe internetit të cilët u drejtohen personave të interesuar në Gjermani, duke i kontaktuar përmes telefonit dhe duke i bindur personat e interesuar me premtime për fitime të larta duke i vu të njëjtit në lajthitje e që ata u besonin për të bërë pagesa në llogari të ndryshme, për kompanitë të cilat e ushtrojnë biznesin e shërbimeve telefonike ( Call Center), ndër to janë F.M. LLC., M.R LLC., Ë.M., Ë.M.C.SHPK.

Humbja financiare e të dëmtuarve arrin në rreth 4 milionë euro.