16:03 / E Enjte, 13 Gusht 2020 / indeksADMonline

Një muaj paraburgim për 43-vjeçarin që dyshohet se sulmoi seksualisht dy të mitura

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit për 43-vjeçarin, i cili dyshohet se ka keqpërdorur seksualisht dy vajza 13-vjeçare

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate nga Gjykata Themelore e Prishtinës.


“Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit B.A për shkak të veprës penale Sulm seksual nga neni 229 par.6 lidhur me par.1 të KPRK-së. Të pandehurit B.A iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, pasi që Gjykata ka konstatuar se janë përmbushur kriteret në bazë të nenit 187 par.1 nën par. 1.1 dhe 1.2 pika 1.2.3 të KPPRK-së”, thuhet në njoftim.