13:43 / E Premte, 25 Maj 2018 / indeksADMonline

Një muaj paraburgim për babanë që mbyti të birin 14-vjeçar

Gani Bernjashi nga Karaçeva e Poshtme e Kamenicës do të qëndroj një muaj në paraburgim, për vrasjen e djalit të tij, 14 vjeçar.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Gjykatës Themelore në Gjilan, Sabit Shkodra.

“Po, atij i është caktuar masa e paraburgimit prej 1 muaji”, ka thënë shkurt Shkodra.

Kujtojmë se dje Bernjashi dyshohet që ka mbytur djalin e tij duke e goditur me shkop të drurit, pasi ai ia kishte marr disa para pa e pyetur dhe i kishte harxhuar.

Ky gjest e ka zemëruar babain, i cili për disa orë e rrahu djalin dhe pastaj e mbylli në një dhomë. /Indeksonline/