11:24 / E Premte, 04 Tetor 2019 / indeksADMonline

Një muaj paraburgim, dy të të dyshuarve për keqpërdorim detyre

Gjykata e Apelit ua ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji, të pandehurve R.I dhe B.G, e cila sipas aktvendimit të kësaj gjykate, do t’u llogaritet nga 26.09 deri më 26.10.

Në këtë mënyrë, Gjykata e Apelit, e ka miratuar ankesën e Prokurorisë Speciale, kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore të Prishtinës, të 27.09.2019, sipas të cilit, të të pandehurve në fjalë, u ishte caktuar masa e arrestit shtëpiak.

“R.I, dyshohet se në cilësi të personit zyrtar, konkretisht gjyqtarit të Gjykatës Themelore të Mitrovicës, e kishte kryer veprën penale: ”Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” të  Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Ndërsa B.G.,  në cilësi të pjesëtarit të policisë, i kishte kryer veprat penale: “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar “nga po i njëjti nen dhe “Marrje ryshfeti” nga neni 421 par. 1 i këtij kodi. Gjykata e Apelit, pasi i ka vlerësuar të gjitha rrethanat,  konsideron se gjykata e shkallës së parë, nuk ka vepruar drejt kur të të dyshuarve ua kishte caktuar masën e arrestit shtëpiak, duke mos arsyetuar shkaqet që kanë sjell marrjen e një vendimi të tillë. Apeli vlerëson se në rastin konkret, janë plotësuar të gjitha kushtet ligjore, për caktimin e paraburgimit konform dispozitave te nenin 187, paragrafi 1, nënparagrafi 1 dhe 2, pika 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 e Kodit të Procedurës Penale”, thuhet në komunikatë.