75 Mall Live Search
12:40 / E Enjte, 30 Janar 2020 / indeksADMonline

Një muaj paraburgim për Iran Badallin, i dyshuar për vdekjen e policit Thaçi

Gjykata Themelore e Prizrenit ka marrë vendim që ta lërë në paraburgim për një muaj të dyshuarin Iran Badalli.

Ai po akuzohet për veprat penale: “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Ai kishte montuar një bombë në shtëpinë e tij nga shpërthimi i së cilës mbeti i vdekur polici Sami Thaçi dhe të plagosur dy policë të tjerë dhe djali 12- vjeçar i tij.

“Më 28.01.2020, rreth orës 20:00 në dhomën e katit të dytë të shtëpisë së tij në fshatin Zhur – Komuna e Prizrenit ka kurdisur një sasi të konsiderueshme të eksplozivit (TNT) ku me rastin e bastisjes nga policia dhe kontakti fizik me telin detonues ka shpërthyer eksplozivi, me ç’rast ka gjetur vdekjen polici”, njofton gjykata.

“Po ashtu në shtëpi është shkaktuar dëm i konsiderueshëm pasuror dhe është shkaktuar rrezik i madh për jetën e policëve të tjerë që ishin në oborr të shtëpisë, e që më 29.01.2020 në dhomën gjegjëse është zbuluar edhe sasia e eksplozivit të pashpërthyer (TNT) në peshë prej 809 gramësh, në vend, kohë dhe mënyrë të njëjtë të përshkruar sikurse në pikën I të dispozitivit të aktvendimit ka rezultuar edhe me lëndime të lënda trupore për policët e dëmtuar me iniciale A.M. dhe J.H. të cilët ishin në dhomë së bashku me të ndjerin S.ZH. , lëndime të lehta kanë pësuar edhe i dëmtuari me iniciale A.B. dhe fëmija i të pandehurit”./Indeksonline/