Një muaj paraburgim për kanosje

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës prej një muaj paraburgim kundër të pandehurit M.M. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale kanosje.
Gjykata ka konstatuar se paraburgimi është masë adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale, pasi ekziston rreziku i arratisjes së tij, pasi që i pandehuri punon dhe vepron në Gjermani dhe në këtë mënyrë do të pengojë rrjedhën e procedurës penale.
Po ashtu, ekziston rreziku se i pandehuri mund ta përsërisë veprën penale, pasi që i njëjti në mënyrë të vazhdueshme kishte kërcënuar të dëmtuarën dhe familjen e saj.
Pala ka të drejtën e ankesës në Gjykatën e Apelit të Kosovës.