07:25 / E Enjte, 22 Gusht 2019 / indeksADMonline

Një muaj paraburgim, Katica Janevës

Gjykatësi i procedurës paraprake në Shkup ka caktuar 30 ditë paraburgim për Katica Janevën, si e dyshuar e tretë në rastin “Reket”.

Janeva, e cila u arrestua sot gjatë ditës, ka të drejtë të ankimojë vendimin përmes avokatit të saj në Këshillin Penal.

Paraburgimi i saj vjen pas kërkesës së Prokurorisë për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Prokurori Jovevski tha se Janeva dyshohet të ketë shpërdorur detyrën zyrtare në skandalin e zhvatjes për të ndikuar në rastin “Perandoria”.

Për rastin “Reket”, përveç Janevës në paraburgim janë edhe dy të dyshuarit e tjerë, Bojan Jovanovski- Boki13 dhe Zoran Milevski- Zoki Kiçeec.

Pasi gjykatësi i procedurës paraprake caktoi masën e paraburgimit, Katica Janeva është nisur për  në burgun e Shutkës./AlsatM