Një muaj paraburgim për kosovarin që transportonte palestinez “në të zezën”

Gjykata Themelore e Prizrenit ka caktuar një paraburgim ndaj të pandehurit me iniciale F.M. nga Fushë Kosova, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale, kontrabandimi me migrant.
Nga Gjykata thonë se masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit,07.01.2020, dhe do të zgjasë deri më datën 06.02.2020.
“Ekziston bazat ligjore për caktimin e paraburgimit nga neni 187 par.1. nën par.1.1. dhe 1. 2 në lidhje me pikën 1.2.3 të KPPRK, duke marrë parasysh peshën e veprës penale, mënyrat dhe rrethanat në të cilën është kryer vepra penale ku i pandehuri me iniciale F.M. në ditën kritike policia kufitare ka ndaluar automjetin ”Tauran VË”, të cilën ka qenë duke e drejtuar i pandehuri, ku pas kontrollimit është konstatuar se i njëjti ka transportuar migrant (palestinez) të cilët ka pasur të i transportoj sipas marrëveshjes paraprake prej pikës kufitare në Vërmicë për në qendrën e azilit për të huaj në Magurë dhe për këtë nga secili ka pasur për të marr nga 20 euro. Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale, thuhet në njoftimin e Gjykatës.