75 Mall Live Search
15:18 / E Premte, 19 Korrik 2019 / indeksADMonline

Një muaj paraburgim për L.H, e dhunoi një femër në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda,  ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Themelore në Gjakovë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit L.H,  nga Komuna e Deçanit, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “ Dhunimi”, nga neni 227 paragraf 1 të KPRK-së.

Rasti ka ndodhur me 18.07.2019, në orët e hershme të mëngjesit, në Gjakovë, ku pasi janë larguar nga një Klub i natës, e dëmtuara H.M., kishte kërkuar nga i dyshuari  L.H, që ta shoqërojë në shtëpinë e saj, ku pasi që janë nisur, i njëjti nuk e ndalon viktimën në vendin e kërkuar por e ndalon veturën në një rrugë,  dhe duke e kapur për fyti dhe kërcënuar, me dhunë dhe pa dëshirën e saj e kryen aktin seksual, dhe të njëjtën e incizon gjatë aktit, duke e kërcënuar se në qoftëse e paraqet rastin në Polici, do ta publikonte  videon.

Prokurori i rastit ndaj të pandehurit L.H., ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh.