Një muaj paraburgim personit, që nuk i jep ndihmë personit, jeta e të cilit ndodhej në rrezik
Gjykata Themelore e Pejës ka caktuar masë paraburgimi ndaj një personi, i ncili nuk i ofroi ndihmë një personi, jeta e të cilit ndodhej në rrezik.
Sipas gjykatës me këto veprime i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale mosdhënia e ndihmës.
Ja raporti i plotë i tyre:
26 gusht 2019 – Gjykata Themelore e Pejës – Departamenti i përgjithshëm, ka miratuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Pejës për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit R.A, për shkak të dyshimit të bazuar se:
Më 24.08.2019, në orën 12:20, në Pejë, nuk i ofron ndihmë personit jeta e të cilit ndodhej në rrezik të drejtpërdrejtë edhe pse këtë ka mundur ta bënte pa e rrezik të madh për veten apo tjetrin, e i cili mosveprim ka rezultuar me vdekjen e personit të akuzuar në atë mënyrë që pasi që i pandehuri ishte takuar me viktimën për të pirë kafe, e me të cilën kishte bashkëjetuar për tre muaj në fillim të vitit 2019, atë e kishte marrë me veturë dhe derisa asaj i ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore në veturën e tij, e ndal veturën në një trotuar dhe ik nga aty, duke mos i dhënë ndihmën e nevojshme. Ndërkohë që viktima gjendet e vdekur në atë vend.
Me këto veprime i pandehurit dyshohet se ka kryer veprën penale mosdhënia e ndihmës.
Të pandehurit R.A i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji.
Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.