19:44 / E Mërkurë, 02 Dhjetor 2020 / Blerim

Një muaj paraburgim për personin që vrau 5 njerëz me makinë në Trier të Gjermanisë

Autori i Sulmit Bernd W, 51 vjeç dyshohet se ka qenë i dehur gjatë sulmit makabër që ndodhi dje në Gjermani. Ai dyshohet se pasi kishte konsumuar alkool në një dyqan ushqimi të shpejtë kishte marrë automjetin “fuoristradë” për të vrarë blerësit e Krishtlindjeve në Trier.

Mësohet se Bernd W, elektriçist i mbetur pa punë, nuk kishte pasur kurrë më parë probleme me ligjin. Prej ligjeve gjermane të privatësisë, identiteti i tij i plotë nuk mund të bëhet i ditur.

Ai mori sot masën e paraburgimit nga gjykata lokale, pasi  i pirë kur kreu aktin dhe u kap më pas nga policia që e nxorri jashtë mjetit të tij. Ai raportohet si “pa stabilitet” emocional dhe se ka një të dashur “shumë më të vjetër në moshë”.

Rrjeti Focus raportonte se Bernd W nuk po arrinte të gjente punë dhe jetonte me paratë e shitjes së shtëpisë së prindërve që i vdiqën.

Bernd W shihej në pamjet e sulmit të djeshëm kur u ndalua nga policia jashtë makinës së tij. Oficerët e policisë arritën ta ndalonin atë duke përplasur makinën e tij.

Prokurori Peter Fritzen tha se Bernd W po kryen aktualisht një vlerësim psikiatrik dhe se për sulmin e tij nuk duket se ka motive politike.