Një muaj paraburgim për të dyshuarin që tentoi ta dhunonte një viktimë

Departamenti për Krime të Rënda në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ka vendosur në çështjen penale kundër të pandehurit O.L, i dyshuar për veprën penale “Dhunim në tentativë”.
Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit O.L dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.
“Gjykata vlerësoi se caktimin e masës së paraburgimit e arsyeton fakti se nëse i pandehuri gjendet në liri, ekzistojnë rrethana që tregojnë rrezikun se do të pengoj rrjedhën e procedurës penale, duke ndikuar tek e dëmtuara dhe dëshmitarët në këtë procedurë penale, andaj masa e paraburgimit është e vetmja masë për rrjedhen e pa penguar të procedurës në këtë çështje penale.
Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë” thuhet në njoftimin zyrtar.