75 Mall Live Search
15:04 / E Enjte, 11 Korrik 2019 / indeksADMonline

Një muaj paraburgim për të dyshuarin që u kap me 1 kilogram drogë

Gjykata Themelore në Gjilan ka caktuar një muaj paraburgim për të pandehurin B. M.

Me datë 9 korrik , gjatë një kontrolli nga oficerët policor në rrugën e fshatit Rogoqicë, në drejtim të pikës kufitare Breznicë, tek i pandehuri është gjetur një sasi prej 1.034 gramë substanca narkotike e llojit “marihuanë”, në veturën të cilën ishte duke e drejtuar.

Me këtë veprim i pandehuri, dyshohet të ketë kryer veprën penale ‘’blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi caktimi i masave tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale, duke pasur parasysh që i pandehuri në fjalë ka një të kaluar kriminale.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.