Një muaj paraburgim për “të fortin” e Pejës
Katër ditë më parë, policia në Pejë njoftoi për arrestimin e një personi që ishte në kërkim.
IndeksOnline raportoi të martën se Ari Kaliqani ishte në kërkim për veprën penale “Grabitje”.
Me tё vërejtur policёt, ai filloi tё ikte, mirëpo u kap nga zyrtarët policorë dhe u arrestua.
Gjatё transportit pёr nё stacionin policor nё Pejё, Kaliqani kishte kanosur zyrtarёt policorë.
Për këtë arsye, ndaj tij u hap edhe rasti ”Kanosje ndaj personit zyrtar”.
Burime të IndeksOnline pohojnë se Kaliqanit sot i është caktuar masa e paraburgimit në afat prej 30 ditësh, pasi ndaj tij u mbajt seancë dëgjimore./IndeksOnline/

