75 Mall Live Search
16:09 / E Mërkurë, 08 Maj 2019 / indeksADMonline

Një muaj paraburgim për vrasjen e kryer para 30 vjetësh

Gjykata Themelore në Pejë, Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurit H.Z. nën dyshimin për vrasje.

Më 20.10.1989, rreth orës 09:30, në Deçan, në afërsi të kanalit për ujitje, me dashje dhe nga hakmarrja e paskrupullt, së bashku me tani të dënuarin S.Z, e kanë privuar nga jeta të ndjerin Z.U. (25), në atë mënyrë që për shkak të rrahjes që kishte ndodhur më 12.06.1989 në Strellc të Epërm të Deçanit, në mes të pandehurit dhe tani të ndjerit, me ç’rast i ndjeri e kishte goditur me dru të pandehurin, me ta vërejtur të ndjerin, pasi e përcjellin, i afrohen nga prapa dhe pasi i dënuari S.Z. e kap për qafe, së bashku me të pandehurin H.Z. e godasin 16 herë me thikë, si pasojë e së cilës i ndjeri vdes në vendin e ngjarjes.

Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, njofton Gjykata Themelore në Pejë.