Një muaj paraburgim, u arrestua për heroinë
Gjykata Themelore në Gjilan ka miratuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh të të pandehurit A. I., ndërsa refuzohet kërkesa e prokurorisë për të pandehurën B. M.
Sipas gjykatës, ekziston dyshimi bazuar se më 27 gusht të këtij viti, tek i pandehuri është gjetur një qese e narkotikëve e llojit heroinë, në sasi prej 3.9 gramësh.
“Me këto veprime i pandehuri A. I., ka kryer veprën penale ‘’posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” vepër e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Përgjithshëm, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi që është një recidivist dhe masat tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin normal të procedurës penale. Ndërkohë, gjyqtari ka refuzuar kërkesën e prokurorisë për të pandehurën B. M., pasi që ka konsideruar se kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit nuk është e bazuar”, thuhet në komunikatën e gjykatës.
Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.