Një muaj pas dasmës vjen lajmi i ëmbël, fituesi i ‘BBA’ do bëhet baba
Një kapitull i ri dhe shumë i lumtur ka nisur për Vesel Kurtishaj. Ish-fituesi i edicionit të tetë të Big Brother Albania po përjeton një nga momentet më të bukura të jetës së tij, pasi shumë shpejt do të bëhet baba për herë të parë.
Lajmi i ëmbël është konfirmuar nga partnerja e tij, Rrezja, e cila ka zgjedhur rrjetet sociale për të ndarë këtë moment të veçantë me ndjekësit. Ajo publikoi një foto ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur, duke zbuluar kështu shtatzëninë për herë të parë. Krahas imazhit, ajo shkroi:
“Në epokën time si nënë”, një mesazh i thjeshtë, por plot emocion.

