Një muaj pas ndarjes, ribashkohet çifti i njohur?

Një burim i “E!News” tha se ish-çifti, Channing Tatum dhe Jessie J, të cilët u ndanë gati një muaj më parë , janë parë së bashku gjatë fundjavës në Los Anxhelos.
Ylli Magic Mike dhe këngëtarja britanike kaluan gjatë fundjavës në një dyqan mobiliesh, pavarësisht se u përpoqën të kalonin pa u vërejtur.

“Ata ishin në humor të shkëlqyeshëm dhe së bashku tërë kohën ndërsa shprehnin mendimet e tyre për artikuj të ndryshëm”, tha ky burim
Sidoqoftë, është plotësisht e mundur që Channing dhe Jessie janë thjesht miq.
Në kohën e ndarjes së tyre, një burim konfirmoi se ata kanë mbetur të afërm me njëri-tjetrin./Indeksonline/