Një muaj pasi humbi zgjedhjet lokale, betohet deputeti i ri i Vetëvendosjes

Janë bërë një muaj që kur Halil Thaçit iu konfirmua humbja e zgjedhjeve në Obiliq. Por, kandidati i Vetëvendosjes është ngushëlluar me pozitën e re.
Thaçi është betuar në Kuvendin e Kosovës si deputet i ri i Vetëvendosjes.
Ai do të zëvëndësojë Alban Hysenin, ish-deputetin që u bë kryetar i Gjilanit./Indeksonline/