75 Mall Live Search
16:42 / E Premte, 14 Mars 2025 / FR

Një natë në bar i sjell fitoren në lotari

Një burrë nga Qarku Wayne në Michigan të ShBA-së, gjatë një nate në bar fitoi lotarinë me çmim prej 677 mijë e 141 dollarësh.

54-vjeçari tha për zyrtarët e Michigan Lottery-s se bleu biletën teksa po pinte një pije në JP’s Trolley Stop. “Nuk luaj shpesh, por kur pashë që shuma kishte arritur kaq lart, vendosa ta provoja”, tha ai.

“Kur kontrollova biletën në telefon dhe pashë se kisha fituar, u largova menjëherë nga bari. Ishte një emocion i papërshkrueshëm të fitosh një shumë kaq të madhe parash!”, shtoi ai.

Bileta e tij përputhi nëntë nga numrat fitues, duke fituar jackpot-in më të madh në histori të lojës, 677,141 dollarë.

Rekordi i mëparshëm ishte prej 503,254 dollarësh në vitin 2023.